Lajme
Ekspozitë, piktorja shqiptare, në mesin e 38 artistëve nga Zvicra
Marigona Toma është shqiptarja e vetme që është përzgjedhur nga Komuna Flamatt-WünneWil për shpalosjen e punës së saj në një ekspozitë, ku do të marrin pjesë gjithsej 38 artistë nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Ajo është e njohur për prezantimin e saj me koleksionin e syve, kësaj radhe është identifikuar po një lloj edhe në ekspozitën në të cilën do të jetë pjesëmarrëse.
Thuhet se koleksioni i saj i syve shpalos një mesazh mjaft të fortë, pasi që, sipas saj, sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe përmes tyre shprehen gjëra që përmes fjalëve nuk mund të shprehen.
“Sytë bartin në vete histori të ndryshme për çdo njeri, qoftë ajo e gëzimit, pikëllimit apo lumturisë”, shprehet Marigona.
Artistja gjithashtu ka bërë të ditur se kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në ekspozita në Zvicër, por që kësaj here ajo krejt rastësisht ka dëgjuar nga një mike se do të realizohet një ekspozitë me përfshirjen e artistëve të ndryshëm.
“Thjesht, formova kërkesën dhe pastaj dërgova punimet, ku pata rastin të marr një përgjigje të menjëhershme dhe mjaft pozitive”, tha ajo.
Ajo ka një numër të madh të punimeve, të cilat depërtojnë thellësisht në një gërshetim të mahnitshëm të ngjyrave. Ndërsa, përzgjedhja e punës së saj është realizuar nga caktimi i disa kritereve të vogla dhe koha e realizmit të pikturave që ka ndodhur brenda katër mureve të një dhome, e cila ishte në dispozicion për artisten shqiptare.
Planet e mia për të ardhmen përfshijnë mjaft vizione, të cilat përfshijnë një horizont të gjerë, por që për shkak të situatës pandemike disa aktivitete, siç janë dy ekspozita të menduara, por që fatkeqësisht janë anuluar. Prandaj, shpresoj se kjo gjendje e vështirë të kalojë sa më shpejt, sepse edhe kjo ekspozitë është një mundësi e mirë e shprehjes së artit tim”, përfundon Toma.
Kjo ekspozitë do të realizohet në Zeughaus në Flamatt/Fribourg dhe zgjat nga 18 e deri më 27 qershor të këtij viti. /kultplus
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?