Kosova
Ekspozitë në Kosovë: Bukuritë e Francës përmes fotografive
Ekspozitën ‘France eMotion: udhëtimi i animuar’
Ambasada Franceze në Kosovë sot do të organizojë një ekspozitë me shumë fotografi të qyteteve të Francës.
Instituti Francez dhe Ambasada Franceze në Kosovë kanë organizuar ekspozitën ‘France eMotion: udhëtimi i animuar’, një ekspozitë që paraqet pasuritë e trashëgimisë kulturore franceze, duke përshirë vendet kulturore dhe artistike të këtij vendi.
Kjo ekspozitë mbahet më 30 tetor, nga ora 19:00, në ambientet e ‘Aleancës Franceze’ në Prishtinë. Ekspozita paraqet 35 fotografi të vendeve kulturore franceze, të bëra nga katër fotografë ndërkombëtarë dhe të animuara përmes një realiteti të shtuar me një aplikacion falas të celularit, i thjeshtë dhe i qasshëm për të gjithë.
‘France eMotion’, është një iniciativë e udhëhequr nga Grupi i Turizmit dhe Kulturës i Atout në Francë dhe Instituti Francez.
Kjo ekspozitë është e organizuar me mbështetjen e Institutit Francez, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 12 nëntor 2019. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik