Ekspozita

Ekspozita «Tango në Kavalete»

Shoqata kulturore “Swiss Albania Event”, me qendër në Lausanne të Zvicrës, në bashkëpunim me artistë të diasporës deklaron të hapur projektin: “Diaspora në atdhe”.

Ekspozita «Tango në Kavalete» me artisten Amantia Rrokaj, sjell për herë të parë në Shqipëri diçka krejtësisht ekologjike. Kavaletat dhe pikturat janë krijime tërësisht origjinale, të bëra me produkte të ricikluara.

Zonja Rrokaj është e prekur nga një sëmundje kronike dhe punimet e saj ua dedikon kryesisht shoqatave kulturore dhe humanitare, që punojnë në ndihmë të të semurëve si ajo, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu arti për të është një mënyrë për të treguar që sëmundja nuk është aspak pengesë për të shprehur talentin brenda saj.

Ky projekt është mundësuar në bashkëpunim me bisneset vendase në Shqipëri, të cilët mbështesin artin dhe promovimin e tij.

Një kontribut të vyer kanë dhënë: Bar Restorant Limani në Sarandë, Finikas Lines, kompania e Autobusëve Athinë-Sarandë, Butrinti Travel & New Horizon, të cilat do të realizojnë transportin e veprave nga Athina në Sarandë si edhe institucionet e qeverisjes lokale në Sarandë, të cilët përkrahin me dëshirë artistët shqiptarë në diasporë dhe jo vetëm.

Ekspozita është nga 25 korriku deri më 10 gusht.

Sponsor medial është albinfo.ch.