Lajme
Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut
Kjo është një mundësi për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u bashkuar në një ngjarje kulturore me vlera të mëdha kombëtare

Në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër ka kënaqësinë të ftojë të gjithë shqiptarët, artdashësit dhe miqtë e kulturës të marrin pjesë në ekspozitën artistike “Gjergji në Art”, në Bülach ZH, kushtuar figurës dhe trashëgimisë së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Kjo ekspozitë do të sjellë një përjetim të veçantë artistik përmes: Pikturave – portrete dhe skena historike nga jeta e Skënderbeut; Skulpturave – vepra që mishërojnë madhështinë dhe heroizmin e tij; Vizatimeve & Grafikës – interpretim artistik i figurës së tij; Fotografive artistike – kompozime të frymëzuara nga Kryeheroi ynë dhe forma të tjera arti vizual – çdo krijim që nderon Skënderbeun.
Kjo është një mundësi për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u bashkuar në një ngjarje kulturore me vlera të mëdha kombëtare.
Të gjithë janë të mirëpritur! Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni.
Ju presim me kënaqësi!
Shoqata GJERGJ KASTRIOTI Zvicër
Data: 18 Maj 2025 Vendndodhja: Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër
Pritja e mysafirëve: nga ora 11:00
Fillimi i programit: në ora 13:00
Çmimi i hyrjes: Sipas dëshirës
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Maj 2025
- Ora11:00
- LokacioniBülach (ZH)
- Data e përfundimit18 Maj 2025 - 15:00
E-Diaspora
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Ndërsa avokati kërkon shpalljen e...
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
-
Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Ndërsa avokati kërkon shpalljen e...
-
Çfarë rezerva ushqimore duhet të kenë banorët e Zvicrës në rast krize?
-
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici
-
Zvicra do të shoh eklipsin e pjesshëm të diellit të shtunën