Kuriozitete
Ekspozita e shamive vë në pah ngjashmëritë mes feve
Një ekspozitë në Jerusalem ka vënë në pah ngjashmëritë e rrobave që përdorin gratë në tri fetë monoteiste.
Në qytetin e Jerusalemit është gjë e zakonshme të shohësh gratë myslimane, hebreje e të krishtere, duke ecur me shami dhe shpesh është e vështirë ta dallosh fenë e tyre.
“Kemi një shami në sytë tanë dhe shpesh i shikojmë njerëzit duke ecur dhe harrojmë të flasim me ta e të krijojmë një lidhje. Do të doja që vizitorët të ndaleshin dhe të kuptonin se çfarë shohin te këto gra”, thotë kuratorja e ekspozitës.
Në ekspozitën që po mbahet në Muzeun e Izraelit, kukullat me shami që u përkasin islamit, krishterimit dhe judaizmit, ofrojnë shpjegime se çfarë fshihet prapa rrobave modeste.
13 shami të ndryshme që përfaqësojnë tri fetë, janë pjesë e ekspozitës që përmban fotografi, video e mesazhe, të cilat tregojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes ideologjive.
“Është interesante ta lexosh historinë e zhvillimit dhe evoluimit të traditës së shamive. Ekspozita shfaq tri gra, krejt të panjohura për publikun”, thotë drejtori Gjeneral i muzeut, Ido Bruno.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?