Tematike
Ekspozita e Jakup Ferrit në Insbruck ose “lehtësia shumëngjyrëshe e qenies”
Ekspozita në "Kunstraum Innsbruck" është ekspozita e parë personale e artistit nga Kosova, Jakup Ferri, në zonën gjermanishtfolëse
Galeria “Kunstraum Innsbruck” do të rrezatojë përplot ngjyra deri më 27 nëntor.
Artisti kosovar Jakup Ferri është duke prezantuar aty artin e tij në teknika të ndryshme dhe këtë po e bën për herë të parë në zonën gjermanishtfolëse, shkruan kronen.at dhe media të tjera austriake, të cilat i kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme kësaj ekspozite.
Gama e mjeteve të tij shprehëse nis nga piktura, në vizatim, mozaik, endje apo qilima e deri te video.
Jakup Ferri është i lindur në Prishtinë, në vitin 1981. Ai punon si artist dhe profesor në Akademinë e Artit në Prishtinë, në të cilën dhe ka studiuar, transmeton albinfo.ch. Ferri ka qenë “artist në rezidencë” në vende të shumta, përfshirë këtu edhe “Studio International Studio and Kuratorial Program New York” dhe “Kultur Kontakt Austria”.
Përveç në koleksione private, vepra e tij është pjesë edhe e koleksionit të Muzeut Ludwig – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest.
Ferri ka prezantuar deri më tani punën e tij në ekspozita të shumta ndërkombëtare, individuale dhe grupore, në galeri, në festivale dhe bienale të ndryshme.
Ekspozita në “Kunstraum Innsbruck” është ekspozita e parë personale e Jakup Ferrit në zonën gjermanishtfolëse.
Ferri është një mik i vjetër i drejtoreshës së Kkësaj galerie, Ivana Marjanovic, e cila ia dedikon atij këtë ekspozitë personale.
Sipas zonjës Marjanoviç, arti i tij merret me anën e gëzueshme të jetës, edhe nëse rrethanat ndonjëherë janë të vështira dhe izoluese (siç ndodhë në shoqëritë e pasluftës, tranzicioni dhe migrimi).
Mesazhet e transmetuara janë të mprehta e me humor dhe shpesh fokusohen në aspektet absurde dhe surreale të jetës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa tt.com shkruan se bota artistike e Ferrit është “një kundër-botë e çuditshme, fantastike e kombinuar me atë reale, në të cilën Ferri katapulton veten duke pikturuar. Shumë nga këto skenarë, të pikturuar me guxim naiv në vaj në kanavacë, shfaqen pothuajse si objekte të fshehura, për shembull kur Ferri portretizon natën siluetën e një rreshti shtëpish në Amsterdam, në mënyrë që të shikojë njerëzit duke gatuar, luajtur ose fjetur. Fakti që jeta është një festival në këtë botë hibride mund të interpretohet si një lloj proteste shumë e veçantë kundër kushteve mbizotëruese në atdheun e Ferrit.
Si një artist që fillimishti ishte kushtuar videos, ai shpejt iu kthye dashurisë së tij të parë, pikturës, thotë Ferri.
Sidoqoftë, atij i pëlqen të transformojë modelet e tij të cilat enden ose thuren nga gra kosovare, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, ajo që tregohet në këtë ekspozitë është te thuash një model i përhapur në gjithë sipërfaqen e galerisë, me karakteristika të artit popullor.
Qilimat e tij, nga ana tjetër, janë të frymëzuar nga estetika dixhitale, loja e formave gjeometrike dhe ngjyrave të qarta që demonstrojnë qartë se krijuesi i tyre është shumë i dhënë, veç tjerash, pas estetikës së Piet Mondrian-it.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra