Bota
Ekspozita me dyert e thyera, por me karakter politik
Kur është një derë më shumë se një derë? Ndoshta kur ajo është shkatërruar nga policia spanjolle duke u përpjekur të prishë referendumin e ndaluar për pavarësisë në Katalonjë më 1 tetor.
Pak ditë para aventurës së re të katalonasve në zgjedhje, një grup artistësh po tregojnë mbështetjen e tyre për shkëputje nga Spanja me një ekspozitë të titulluar “Portes per la llibertat”.
“Kjo ekspozitë përmban reflektimin e ngjarjeve nëpërmes dyerve dhe dyert kanë konotacion të ndryshëm, janë të hapura apo të mbyllura, të thyera. Nëpërmes këtij formati deshëm të shprehim mendimin tonë për lirinë dhe dëshirën se çfarë duam për këtë vend”, tha Pablo Palmero, organizator i ekspozitës.
Ekspozita përmban 18 porta nga artistë të ndryshëm nga qyteti i vogël i Olot, afër Girona, dhe përfshin një derë të cilën policia spanjolle theu dhe shpërtheu më 1 tetor në një qendër votimi në Sant Julia de Ramis.
Projekti gjithashtu përfshin një derë me një kukull lëkundëse të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, si dhe një derë me numrin 155, që i referohet nenit kushtetues i aplikuar nga qeveria spanjolle për të rivendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Kataloninë, e në të ka çekanë dhe prangat e policisë.
Pas zbatimit të nenit 155, Katalonia do të mbajë të enjten zgjedhje të reja rajonale, e sondazhet sugjerojnë se në rajon mund të ketë ngërç politik.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?