Shkurt.ch

Eksporti zviceran shënon rritje prej 7.9% në korrik

Tendenca pozitive që filloi në mes të 2015-ës vazhdon, raporton Administrata Federale e Doganave (FCA) të martën në një deklaratë

Në korrik, eksportet nga Zvicra, të përshtatura për numrin e ditëve të punës, janë rritur për 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin 17.7 miliardë franga. Në terma realë, ato regjistrojnë një rritje  deri 2.4%.

Në krahasim me muajin qershor të vitit 2016, eksportet sezonale janë rritur me 3.5%. Tendenca pozitive që filloi në mes të 2015-ës vazhdon, raporton Administrata Federale e Doganave (FCA) të martën në një deklaratë.

Nga dhjetë grupet kryesore të mallrave, shtatë kanë regjistruar një rritje ku fusha e industrisë së orëve  (e treta më e madhe)  u tkurr me 5.9%. Sektori i produkteve kimike dhe farmaceutike shënojnë një rritje si në eksporte asht edhe në  importe.

Importet zvicerane janë rritur deri në 11.8% për 14.8 miliardë franga zvicerane. Bilanci tregtar mbyll llogarinë me një tepricë prej 2.9 miliardë.