Lajme
Eksporti Shqipëri-Kosovë pëson rënie të madhe
Shqipëria ka shënuar uljen më të madhe të eksporteve me Kosovën për 9-mujorin e parë të këtij viti, duke zënë vendin e parë me vendet partnere të Shqipërisë, me një rënie prej 20.7% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruan koha, transmeton Albinfo.ch.
Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT-i, në 9-mujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 144.65 milionë eurosh, ndërkohë që në të njëjten periudhë të vitit kaluar ka eksportuar 182.5 milionë euro mallra. Por ndryshe nga 9-mujori, Shqipëria ka shënuar një rritje të eksporteve me Kosovën për muajin shtator të këtij viti, duke eksportuar mallra me vlerë prej 22.15 milionë eurosh, nga 19.75 milionë që ka eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Ndërkohë që importet e Shqipërisë me Kosovën rezultojnë në shifra të barabarta me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.
Përveç Kosovës, në muajin shtator 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2019, janë edhe Greqia (25,9 %) dhe Franca (226,4 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,3 %), Spanja (34,9 %) dhe Mali i Zi (1,1 %). Gjatë periudhës nëntëmujore vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (8,9 %), Serbia (7,0 %) dhe Franca (13,0 %).
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun