Lajme

Eksporti i orëve zvicerane mund të ulet në 30% këtë vit, për shkak të pandemisë

Federata e Industrisë Zvicerane të Orëve dha parashikimin pasi dërgesat kanë rënë 36% në 6.9 miliardë franga, në gjysmën e parë të vitit

Industria zvicerane e orëve përballet me një rënie të eksporteve për 30% këtë vit, për shkak të pandemisë.

Federata e Industrisë Zvicerane të Orëve dha parashikimin pasi dërgesat kanë rënë 36% në 6.9 miliardë franga, në gjysmën e parë të vitit. Një rënie e plotë për një vit, do të ishte performanca më e keqe në dekada.

Krijuesit e orëve zvicerane janë përpjekur të gjejnë ndonjë rritje këtë vit, duke bërë presion mbi vendet e punës në industri.

Një dritë shprese ka qenë Kina kontinentale, ku eksportet janë rritur për 48% në qershor.

Ndërsa në vendet tjera, shenjat janë të errëta. SHBA, e cila mori fronin si tregu numër një i industrisë, nuk ka marrë ende kontrollin e virusit, dhe Evropa po vuan nga mungesa e turizmit ndërkombëtar.