Lajme
Eksporti i grurit ukrainas, në rrezik nga kolapsi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se 321 komplekse portuale janë dëmtuar nga sulmet ruse që prej korrikut.
Deklarata ka bërë që të ngrihen shqetësime mbi mundësitë që Ukraina të tregtojë grurin e saj.
Duke folur në samitin e posaçëm të mbajtur në Kiev, Zelensky tha se eksportet ukrainase garantonin ushqim për 400 milionë persona në 100 vende të botës.
Ukraina është një furnizues madhor në shkallë globale e grurit dhe para pushtimit rus eksportonte 6 milionë tonelata çdo muaj nga portet në Detin e Zi, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Kur Rusia nisi agresionin në vitin 2022, ajo i bllokoi këto porte dhe eksportet ranë. Por në korrik të 2022-shit, dërgesat rifilluan falë Nismës për Grurin në Detin e Zi, një akord i ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia.
Vetë Moska doli nga marrëveshja vitin e kaluar, me pretendimin se pjesa sa u takonte eksporteve të saj të grurit dhe fertilizuesve nuk po zbatohej.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











