Lajme

Eksportet “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare

Eksportet “Made in Albania” po zgjerohen më shumë në tregjet ndërkombëtare. Kjo zyrtarizohet nga Administrata Doganore Shqiptare, qe njofton se volumi dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm në muajin janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, tendencë kjo që po shihet prej më se dy vitesh.

Eksportet shqiptare në muajin janar llogariten 7.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2010 arritën 4.4 miliardë lekë. Sipas statistikave, gjatë muajit janar të vitit 2011 volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi është 230 mijë tonë nga 102.8 mijë tonë të regjistruar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Për herë të parë gjatë vitit 2010 eksportet “Made in Albania” u dyfishuan në krahasim me vitin paraardhës, duke shënuar 75 miliardë lekë.Gjithashtu, prodhimi i energjisë elektrike në rekorde në vitin 2010 ka ndikuar pozitivisht në vlerën e eksporteve shqiptare.