Lajme

Eksportet gjermane pësojnë rënie

Eksportet gjermane ranë më shumë se sa pritej në mars, ndërsa rritja e importeve tejkaloi pritjet, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Eksportet gjermane ranë 3,3% nga muaji në muaj në mars, në kontrast me zgjerimin prej 6,2% të parë në shkurt.

Në të njëjtën kohë, importet e përgjithshme u rritën me 3,4%, pas një rritjeje prej 4,7% në shkurt, më shpejt se sa parashikonin ekonomistët.

Si rezultat, suficiti tregtar ra në 3,2 miliardë euro.

”Eksportet drejt Rusisë ranë me 62,3% për shkak të sanksioneve të vendosura si rezultat i luftës së Ukrainës kundër Rusisë”, theksoi Destatis.
Importet nga Rusia ranë me vetëm 2,4%.
Pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë dhe sanksionet kërcënojnë motorin gjerman të eksporteve, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Përveç humbjeve të drejtpërdrejta në biznesin me Rusinë dhe Ukrainën, ekonomistët besojnë se përkeqësimi i pengesave të furnizimit dhe mungesa e produkteve të ndërmjetme mund të ketë një efekt frenues në ekonomi.
Ndikim negativ në ekonominë gjermane ka edhe bllokada e koronavirusit në Kinë.