Shqipëria
Eksploroni Shqipërinë me një klikim
Portali “Welcome Albania” ju mundëson udhëtime 360 gradë nëpër Shqipëri dhe komunikime në kohë reale me bizneset online

Tashmë Shqipërinë mund ta vizitoni në një mënyrë krejtëisht të re. Imagjinoni sikur çdo qytet të Shqipërisë, çdo pikë turistike nga veriu në jug, monument kulture, hotel, apo restorant, të mund t’i eksploroni, t’i shihni dhe t’i prenotoni përmes një klikimi në celularin tuaj. Tashmë kjo është bërë realitet nëpërmjet një portali, ndër më unikët shqiptarë, që quhet “Welcome Albania”.
Portali ju mundëson udhëtime 360 gradë nëpër Shqipëri dhe komunikime në kohë reale me bizneset online. Ky udhëtim virtual nëpër Shqipëri, është mundësuar nga njëri prej partnerëve më të mëdhenj të Google, Tourmake, i cili tashmë ka mbërritur në Shqipëri për të na ofruar një mundësi promovimi jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve.
Nëpërmjet aplikacionit VR ju do të shijoni një eksperiencë unike
Hotelet, restorantet, atraksionet, aktivitetet tregtare dhe mrekullitë e natyrës shqiptare, mund t’i shijoni në portalin “Welcome Albania”, në teknologjinë e fundit interaktive.
Ata që do të zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre, do të arrijnë që përmes këtij aplikacioni të shohin destinacione virtuale, të njohin bukuritë e Shqipërisë kudo, plazhet e saj, malet, lumenjt e pikat turistike që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Për ta pasur atë në celularin tuaj, mund ta gjeni si aplikacion në Play Store dhe APP Store, Mjafton të shkarkoni aplikacionin dhe të caktoni destinacionin tuaj të preferuar në Shqipëri. Më pas zgjedhni qytetin për të parë nga afër pikat turistike, hotelet, restorantet, baret, pikat e shërbimit dhe monumentet e kulturës.
Platformë e mirëpritur edhe nga qeveria
Qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit kanë mirëpritur këtë platformë dhe menjëherë ka nisur edhe promovimi i “Welcome Albania”.
Përmes shkarkimit të aplikacionit ose vizitës në faqen e internetit http://www.welcomealbania.com ju mund të bëheni pjesë e kësaj nisme për të promovuar Shqipërinë. Këshillojani miqve tuaj brenda dhe jashtë vendit dhe shpërndajeni për të rritur mundësitë që vendi ynë të jetë një ndër top vendet më të vizituara në Ballkan nga turistët e huaj.
Goonext Albania është përfaqësuesi zyrtar i kësaj teknologjie dhe shërbimi unik, që në fakt i kalojnë kufijtë e një turi virtual.
Mos harroni të eksploroni çdo cep të Shqipërisë!
Navigim të mbarë!
Njiheni Shqipërinë përmes një aplikacioni
“Welcome Albania”, është kjo mënyra më e re me të cilën turistët do të kenë mundësinë të njohin Shqipërinë në mënyrë virtuale, përmes nje aplikacioni, për t’ju frymëzuar që të bëhen më pas vizitorë realë të saj. Me një klikim, përmes platformës tourmake në faqen “Welcome Albania” është e mundur të udhëtohet nëpër Shqipëri, përmes prenotimeve online, blerjeve, udhëtimeve 360gradë, dhe komunikimit interaktiv në kohë reale.
E-Diaspora
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme...
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura Nëse qeveria e Zugut e arrin qëllimin, dyqanet pa staf shitjesh do të përjashtohen nga orët...
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike
-
Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ