Integrimi
Ekspertiza zvicerane, ndihmesë për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Me dijen e tyre të fituar në universitete prestigjioze, siç është ky në Lucern, në të ardhmen padyshim do t`i kontribuojnë zhvillimit të vendeve të tyre”, u shpreh deputeti nga Kosova, Islam Pacolli, i pranishëm në ceremoninë e diplomit të studentëve të “Benedict of Education Group” në Lucern
Në mesin e studentëve nga pothuaj e gjithë bota zunë vend edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët me sukses përfunduan programet Master dhe Bachelor në degët “Global Bussines Management”, Hospitality Management, hoteleri dhe në artin e kulinarisë, në njërin prej kolegjeve të njohura zvicerane B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School), që është pjesë e “Benedict of Education Group”.
Me ftesën e presidentit të “Benedict of Education Group”, Heinrich Meister në ceremoninë e diplomimit në Lucern kishte ardhur enkas nga Prishtina, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Islam Pacolli.
Mysafiri nga Prishtina tha se ishte nder pjesëmarrja e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve, në mesin e të cilëve kishte edhe studentë nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.
“Me dijen e tyre të fituar në universitete prestigjioze, siç është ky në Lucern, në të ardhmen padyshim do t`i kontribuojnë zhvillimit të vendeve të tyre. Në eventin e tyre më të rëndësishëm, të shumëpritur dhe në një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti, e ndava kënaqësinë time me ta”, tha për albinfo.ch deputeti kosovar.
Ai në një takim me presidentin e “Benedict of Education Group”, Heinrich Meister dhe drejtorin për investime Arsen Shoshi ishte njoftuar lidhur me punën dhe sukseset e arritura të këtij institucioni të lartë arsimor.
Politikani kosovar është i bindur se të diplomuarit do t’i kontribuojnë me dijen e tyre sërish Kosovës. Ai beson se Kosova ka rrugëtuar suksesshëm sa i përket sistemit shkollor por mbetet, sipas tij, ende shumë punë për të arritur nivelin që ka Zvicra.
“Zvicra edhe si shtet është i veçantë dhe unik në botë, jo vetëm në shkollim por në të gjitha sferat tjera. Në këtë vend ka rregull, cilësi dhe disiplinë shumë të lartë. Edhe futbollistët që dalin nga Zvicra kanë një mentalitet tjetër pune dhe përkushtimi prandaj edhe këta të rinj të diplomuar do të jenë të suksesshëm në profesionet e tyre”, tha Pacolli.
Edhe Arsen Shoshi, drejtor për investime dhe anëtar bordi në “Benedict of Education Group” në Zvicër ishte i entuziazmuar me pjesëmarrjen në këtë ceremoni të deputetit kosovar. Ai ka përgëzuar të diplomuarit në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe ka shprehur bindjen se të diplomuarit shqiptarë do të bartin dijen zvicerane në Kosovë dhe Shqipëri.
“Këto janë programe të veçanta që mungojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Të diplomuarit e sotëm do të kontribuojnë duke bartur dijen në vendin e tyre”, tha Shoshi.
Shoshi thotë se është shtuar interesimi i studentëve nga Kosova dhe Shqipëria prandaj, vitin tjetër, në ceremoninë e diplomimit do të shtohet numri i tyre.
Qëndrim Sejdijaj po kthehet në Kosovë nga Zvicra me një diplomë zvicerane. Ai ka mbaruar Masterin në degën “Global Bussines Management”. Qendrimi me disa studentë nga Kosova ishin të parët që përfunduan shkollimin në këtë shkollë zvicerane.
“Ështe një mundësi e mirë që shpresoj t`u bëhet e mundur të gjithëve edhe jam shumë i lumtur që jam ndër të parët nga Kosova që kanë përfunduar studimet në BHMS”, tha Sejdijaj.
Studenti me prejardhje nga Gjakova u shpreh se, nëse i jepet mundësia, do të qendrojë në Zvicër.
“Pagat janë më të mira, vlerësohet ajo që ke mbaruar dhe puna që bën”, tha 24 vjeçari, i cili edhe në Kosovë kishte mbaruar Bachelorin për Marketing dhe Ekonomi.
Edhe Evijol Meksi nga Tirana zgjodhi BHMS në Zvicër për t’u ngritur në karrierë
“Ishte eksperiencë shumë e mirë. Mësova shumë edhe nga kulturat tjera ngase në mesin tonë kishim studentë nga e tërë bota. Ne mësuam ta shohim botën më ndryshe. Por edhe unë ua tregova Shqipërinë, që shumica nuk e njihnin”, tha Meksi.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga B.H.M.S, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh dhe kanë realizuar foto kujtimi me familjarët e tyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim në Itali në...
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
-
Mërgimtari 26-vjeçar është hedhur nga kati i 10-të i një pallati
-
Një artiste shqiptare nga Islanda do të prezantojë ekspozitën e saj “Creeps & Mood Swings”
-
Ariana Jashari, talentja nga diaspora në fushën e muzikës
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre Këshilli Federal doli me dhjetëra mënyra për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë në vitin 2025, në...
-
Zvicra do të përfshihet nga moti i ftohtë
-
A mund të marr ndihmë financiare në Zvicër nëse kam vështirësi për të paguar faturat?
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve