Integrimi
Ekspertiza: Vrasësi i katërfishtë, Viktor B., vuante nga paranoja
Megjithatë, akti i kryer ka qenë vështirë të parashikohej, pasi që, siç konstaton autori i ekspertizës, atë e ka bërë në një rast të skajshëm akut të manisë së tij
Viktor B., personi i cili në shkurt të vitit të kaluar në Menznau të Lucernit kishte vrarë katër persona dhe i cili në rrethana të paqarta ishte vrarë edhe vetë, ka vuajtur nga paranoja ose mania e ndjekjes. Një ekspertizë forensike-psikiatrike e bërë së fundi ka ardhur në këtë përfundim. Siç ka bërë të ditur Prokuroria Shtetërore e Lucernit të hënën, ai vuante nga skizofrenia paranoike akute.
Ndër argumentet për këtë konstatim, sipas ekspertizës janë ankesat e shpeshtuara të tij te familja se po ndiqej nga kolegët e tij, nga “fuqi të errëta” dhe nga organizata të ndryshme.
Megjithatë, akti i kryer ka qenë vështirë të parashikohej, pasi që, siç konstaton autori i ekspertizës, atë e ka bërë në një rast të skajshëm akut të manisë së tij. Ndërsa motivi i saktë dhe shkasi i krimit mbetet i panjohur, thotë prokuroria.
Ekspertiza është kryer me marrjen në pyetje të një numri të personave nga rrethi privat dhe ai i punës, i autorit të krimit.
Pasi që janë informuar familjarët dhe personat e prekur nga kjo tragjedi, prokuroria e Lucernit ka shpallur përfundimin e hetimeve.
Viktor B., shqiptar 42 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane, kishte ardhur në Zvicër në vitin 1991 si refugjat, ndërsa në vitin 2001 kishte fituar pasaportën zvicerane, raporton sda.ch. Ai, me gruan dhe tre fëmijët e vet ka jetuar në Willisau ndërsa për 17 vjet ka punuar në firmën Kronospan në Menznau, ku është treguar punëtor i mirë dhe i rregullt. Ndërsa në vitin 1998 Viktor B. ishte gjykuar nga një gjykatë e Lucernit me 12 muaj burg me kusht për një vjedhje.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira