Shkurt.ch

Ekspertiza thotë se Gecaj ka varur veten

Siç bëjnë të ditur agjencitë dhe mediet zvicerane online, hetimet mjekoligjore kanë nxjerrë përfundimin se Dedë Gecaj ka bërë vetëvrasje duke u varur në qeli me rrobat e tij personale.

Këtë njoftim e ka dhënë sot për medie gjyqtari hetues i lëndës. Ai po ashtu ka konfirmuar se i ndjeri Gecaj nuk ka lënë ndonjë letër që do të zbulonte motivet e vetëvrasjes.

Ndërkohë njoftohet se autoritetet e kantonit të Thurgaut, të cilat kishin marrë përsipër të bënin ekspertizën e jashtme, të pavarur mjekoligjore ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre përfundimtar. Ekspertiza në fjalë do të duhej të konstatonte nëse kushtet e mbajtjes në burg do të kenë ndikuar në hapin e ndërmarrë të Gecajt.