Kosova
Eksperti zviceran i turizmit: “Kosova, befasia më e madhe e viteve të fundit”
“Unë kam udhëtuar shumë dhe kam parë e përjetuar mjaft, por këtë nuk e kisha pritur! Kosova është befasia më madhe e viteve të fundit”, ka shkruar Marco Wipfli, menaxher dhe pronar i Meersicht Travel & Lifestyle
Kompania turistike Meersicht ka vendosur të hapë më tej ofertën e vet turistike: Pas zgjerimit të suksesshëm në destinacionin turistik të Shqipërisë, specialisti i Evropës Jugore Marco Wipfli i ka futur rishtas në program edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan abouttravel.ch.
Lidhjet e përditshme ajrore nga Cyrihu në Shkup dhe në Prishtinë si dhe lidhja e re e kompanisë Edelweis nga Cyrihu në Ohër, e kanë nxitur ekspertin e turizmit që t`i vizitojë dy vendet dhe të krijojë programe të ndryshme për turistët zviceranë atje, transmeton albinfo.ch.
Në ofertat e reja hyjnë para së gjithash udhëtimet me makina të marra me qira (Rent a Car) në kombinim me Shqipërinë si dhe vizitat kulturore në qytetet si Shkupi, Ohri dhe Prishtina.
“Unë jam një njohës i turizmit që kam udhëtuar shumë dhe kam parë e përjetuar mjaft, por këtë nuk e kisha pritur! Kosova është befasia më madhe e viteve të fundit”, ka shkruar Marco Wipfli, menaxher dhe pronar i Meersicht Travel & Lifestyle, përcjell albinfo.ch.
“Sikurse ndoshta edhe për shumë zviceranë tjerë edhe për mua destinacioni turistik me emrin Kosova, nuk kishte imazhin më të mirë, dhe pikërisht nga kjo, befasia pozitive në terren ishte edhe më e madhe. Peisazhe fantastike, një infrastrukturë e mirë, ushqim shumë i mirë dhe hotele me cilësi të pabesueshme. Unë jam i ngazëllyer”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?