Lajme
Patrick Pelloux: Nuk do të ketë valë të dytë të Covid-19
Franca gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë
Së fundmi, ka ardhur një mesazh optimist nga ekspertët francezë të shëndetësisë duke ardhur në përfundime se mund të mos ketë valë të dytë të koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Shumica e viktimave në Francë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.
Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.
Por, Patrick Pelloux, udhëheqës i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.
“Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që banorët të vazhdojnë me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë