Tematike

Eksperti i maskuar i terrorizmit demaskon radikalizmin në xhamitë e Zvicrës

Duke folur për një imam ehgjiptian radikalist në xhaminë An`Nur të Winterthurit ai thotë: “Ky njeri nuk predikonte por qëronte hesape”

Është paraqitur si besimtar madje edhe si i interesuar për t`u dhuruar ndihma xhamive të Zvicrës por në të vërtetë shte një gazetar “undercover”, eksperti pakistanez-gjerman i terrorizmit, Shams Ul-Haq. Ai, i maskuar në këtë mënyrë, ka dashur të hulumtojë lidhur me përmasat e radikalizimit islamik në xhamitë e përmendura.

Në këtë mision, Shams Ul-Haq ka kaluar katër muaj, me ç`rast ka frekuentuar xhamitë në Winterthur, Zug dhe Cyrih.

Ajo që eksperti ka konstatuar sidomaaaaos në xhaminë tashmë famëkeqe në Winterthur “An`Nur” është tmerruese, sipas rrëfimit që ai e ka ofruar për gazetën “Sonntagszeitung”. Në këtë xhami, e cila gjatë më se një viti ka qenë vazhdimisht në kryetituj të mediave si vatër e radikalizmit, ai ka dëgjuar imamin nga Egjipti, Shaikh Wail duke predikuar për xhihadin, transmeton albinfo.ch. Ai, sipas pakistanezit, ka predikuar vargje nga Kurani që njihen për shumëkuptimësinë e tyre. “Jam tmerruar nga agresiviteti që përmbante zëri i tij”.

Ai predikonte arabisht ndërsa pothuaj asnjë nga të angazhuarit në xhami nuk e njihte gjermanishten. “Ky njeri nuk predikonte por qëronte hesape”. Më tutje gazeta ka përkthyer pjesë të predikimit të imamit në fjalë: “Gruaja nuk bën të shkojë në luftë por burri duhet të shkojë në luftë. Ky është xhihadi i tij, ndërsa xhihadi i gruas është që ajo të qëndrojë në shtëpi”.

“Ligjet e Allahut atyre nuk u interesojnë. Por as mua nuk më interesojnë ligjet e Zvicrës. ligjet islamike qëndrojnë mbi ato në cilindo vend”. Ndërsa eksperti i përmendur thotë se në Kuran është e shkruar se respektimi i ligjit të secilit vend është detyrim.

Përveç ambientit për falje, në xhamitë e Zvicrës ka edhe lokale që shërbejnë si kafiteri ose vende takimi, përcjell albinfo.ch. Edhe në to Ul-Haq ka parë se disa nga besimtarët janë tepër ekstremë, sidomos në xhaminë An`Nur, shumë anëtarë janë larguar pas lajmeve negative që qenë përhapur rreth saj. Pasi që me këtë, xhamia dhe shoqata ka rënë në telashe financiare, është paraqitur ISIS-i për të ofruar para, siç i ka thënë në mënyrë anonime një anëtar kryesie gazetarit. Zyrtarisht, paratë vijnë nga jashtë por prejardhja e saktë nuk jepet. “Kontributi financiar i terrorizmit islamik për këtë xhami është aq i madh sa që ajo nuk mund të mbijetojë pa të”,  shkruan Ul-Haq.

Më tutje shkruhet edhe për rritjen e kësaj shoqate me kontributin e klubit të sporteve luftarake “MMA Sunna. Fundamentalisti i konvertuar nga katolicizmi në islam, italiani S. trajnonte me zell në këtë klub, themeluesi i të cilit, boksieri i njohur Valdet Gashi, ka humbur jetën në Siri si luftëtar i xhihadit.

Duhet përmendur se edhe dy adoleshentë, vëlla e motër shqiptarë të Winterthurit, pasi që ishin radikalizuar në këtë xhami, kishin shkruar në Siri si xhihadistë. Ata janë kthyer nga fundi i vitit të kaluar dhe janë marrë nga policia.

Al-Huq ka treguar edhe për shembuj të xhamive ku predikojnë imamë të moderuar dhe të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë me shtetin. Çdo dyshim për radikalizim në njërën nga këto xhami (në Zug) i paraqitet policisë.

Por xhamia dhe shoqata “An`Nur” e Winterthurit përgënjeshtron pohimet e Ul-Haq-ut. Sipas xhamisë, imami Wail është liruar nga puna për shkaqe financiare”. Ndërsa me fjalën xhihad, shpjegon ai, është menduar në kundërshtitë në mes të sunitëve dhe shiitëve, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, thonë nga kjo xhami, radikalizmin jo vetëm që nuk duhet toleruar por kundër tij duhet vepruar në mënyrë aktive. Por, ka ilustruar ai “puna është sikur në një aeroplan. Kurrë nuk mundemi të përjashtojmë që aty të hyjnë edhe njerëz të rrezikshëm.