Shkurt.ch

Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën me refugjatët nga Afrika

Ekspertët zviceranë që janë angazhuar për mbikëqyrjen e hyrjes së refugjatëve nga Afrika në Evropë, në kuadrin e agjencisë për mbrojtjen e kufijve, Frontex vazhdojnë të mbeten në Itali. Aktualisht, sipas një zëdhënëseje të rojave zvicerane të kufirit, janë dy ekspertë zviceranë të dokumenteve. Ata ndihmojnë në marrjen në pyetje të refugjatëve nga Afrika e Veriut, ndërsa do të kthehen në Zvicër, sipas planit, në fund të muajit.

Ekspertë tjerë nga rojat zvicerane të kufirit do të vazhdojnë punën e të parëve, sipas parashikimeve deri në fund të prillit.

Autoritetet zvicerane parashikojnë që numri i refugjatëve që do të vijnë nga regjioni i trazuar do të rrisë numrin aktual të refugjatëve në Zvicër për rreth 50 për qind.