Maqedonia

Ekspertët zviceranë do të mbështesin zhvillimin e kompanive në Maqedoni

Pesë kompani vendëse të ushqimit, tekstilit, industrisë metalike, për të përmirësuar punën e tyre do  të këshillohen falas nga pesë ekspertë zviceranë, si pjesë e projektit të Qeverisë në Shkup për angazhimin e ekspertëve të lartë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Në dy vjetët e fundit nga ndihma e ekspertëve përfituan 96 kompani, dhe sondazhet tregojnë se 90 për qind janë të kënaqur me këtë projekt, e në 70 për qind do të zbatohet përsëri.

Ambasada Zvicerane mbulon mbi 90 për qind të kostove të angazhimit të ekspertëve dhe projekti përfshin ekspertë nga Austria, Holanda dhe Gjermania. përcjell albinfo.ch.

Ambasadorja Suter Tejada tha se është viti i tretë që Zvicra ka mbështetur kompanitë maqedonase për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre që të bëhen më konkurruese dhe efikase.

Ekspertët që i kanë dhënë ato deri tani kanë ndihmuar kompanitë të zhvillojnë rreth 20 produkte të reja dhe të trajnojnë punonjësit e tyre për të përmirësuar nivelin e shërbimeve që ato ofrojnë.