Lajme
Ekspertët zviceranë: “Mos i fajësoni kosovarët për përhapjen e virusit”
Dina Wyler, drejtoreshë e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit: “Urrejtja, ksenofobia dhe racizmi nuk mund të justifikohen asnjëherë"
Task Forca Federale e Koronavirusit, në raportin e saj më të ri supozon se çdo pacient i tretë i kujdesit intensiv është infektuar me korona gjatë pushimeve në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut. Kjo nxit urrejtje, paralajmërojnë ekspertët, shkruan nau.ch.
Dina Wyler, drejtoreshë e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit, shikon në mënyrë kritike zhvillimet e tilla në popullatë, transmeton albinfo.ch. Nuk është ndonjë gjë e re që në kohë krize të kërkohen “fajtorë kujdestarë”, thotë Wyler.
“Pandemia e koronës shqetëson shumë njerëz. Por urrejtja, ksenofobia dhe racizmi nuk mund të justifikohen asnjëherë”, shton ajo.
Faji u ngarkohet pakicave
“Secilën herë, pakicat janë ato që fajësohen për krizën dhe fyhen”, thotë ajo për Nau.ch. Dhe një gjë e tillë nuk prek vetëm kosovarët. Në mesin e të fajësuarve ishin shpesh hebrenjtë, të huajt në përgjithësi ose njerëzit me prejardhje migrimi.
Ndërsa Lars Haefner nga Shoqëria Zvicër -Shqipëri bën po ashtu një paralajmërim: “Nuk ndihmon asgjë duke ua ngarkuar fajin qtyre që udhëtojnë – askush nuk sëmuret me qëllim”, thotë Haefner.
Në vend të kësaj, do të kishte qenë më mirë që autoritetet në të dy vendet të reagonin me kohë ndaj kërcënimit që shihej se po afrohej, përcjell albinfo.ch. Në Kosovë, masat e reja janë vonuar shumë. Haefner mendon se për këtë arsye Zvicra duhej t`i paralajmëronte më qartë për rrezikun ata që udhëtonin.
“Fajtori kujdestar” për koronavirusin
Karantinimi i hershëm për të kthyerit e pavaksinuar mund të frenonte përhapjen e koronës, shton Presidenti i Shoqërisë Zvicër-Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’