Lajme
Ekspertët e OBSH-së, në Kinë
Shkencëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të vizitojnë Kinën të enjten për të hetuar origjinën e koronavirusit
Pas refuzimit të autoriteteve kineze, në lidhje me ardhjen e ekspertëve në Kinë, tani është bërë e ditur se dhjetë shkencëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të vizitojnë Kinën të enjten për të hetuar origjinën e koronavirusit, kanë thënë autoritetet të hënën, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, dhe në mesin e akuzave se Pekini ka tentuar të pengojë hetimet, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.
Shtyrja e misionit në minutën e fundit më herët gjatë këtij muaji, është pritur me kritika të mëdha nga udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit – sidomos pasi dy anëtarë veçse janë nisur.
Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë.
Më pas ata pritet të vizitojnë Vuhanin – qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi më 2019. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?