Lajme
Ekspertët: Bota duhet të përfitojë nga hulumtimi i lisë së majmunëve
Ndërsa rastet e lisë së majmunëve në vendet më të pasura perëndimore ndezin një stuhi kërkimesh shkencore për të luftuar shpërthimin, shkencëtarët po i kërkojnë botës që të sigurohet që vendet me të ardhura më të ulëta të përfitojnë gjithashtu nga frytet e kësaj pune, transmeton albinfo.ch.
Më shumë se 550 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga të paktën 30 vende jashtë Afrikës, ku virusi zakonisht gjendet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Shkencëtarët janë të hutuar se çfarë po nxit numrin aktual të rasteve – kryesisht të identifikuara në Evropë deri më tani – duke pasur parasysh se ato kryesisht nuk janë të lidhura me udhëtimin në Afrikë.
Vendet në Afrikë kanë përjetuar shpërthime sporadike të lisë së majmunëve që kur virusi u zbulua për herë të parë te njerëzit në vitin 1970.
Në Nigeri, ka pasur një shpërthim të vazhdueshëm që nga viti 2017, i cili deri më tani ka rezultuar në 600 raste të dyshuara dhe gati 250 raste të konfirmuara, tha Ifedayo Adetifa, drejtor i përgjithshëm i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve në një konferencë për linë e majmunëve të thirrur nga OBSH-ja të enjten.
Industria biofarmaceutike në javët e fundit ka marrë angazhime për të ofruar vaksina, trajtime dhe për të zhvilluar më shumë diagnostikime për të trajtuar linë e majmunëve, ndërsa sëmundja virale përhapet në shumë pjesë të botës së zhvilluar.
“Ne duhet të pranojmë se kjo nuk është një sëmundje e re – kjo nuk është diçka që sapo mësuam se ekzistonte në botë”, tha Daniel Bausch, drejtor i lartë, kërcënimet në zhvillim dhe siguria globale shëndetësore në FIND, aleanca globale për diagnostikim, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”