Zhvillim
Ekspertë zviceranë mirëpriten në Junik
Ata prezantuan në Junik një projekt për izolimin e shtëpive, që redukton maksimalisht energjinë elektrike. Me këtë ngrohje një shtëpi shpenzon vetëm 100 euro rrymë në vit
Ekspertët zviceranë që po qëndrojnë në Kosovë për t’i promovuar idetë e tyre në izolimin e shtëpive dhe ngrohjen termike të objekteve, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje të nevojshme nga zyrtarët komunalë në dy komunat që ata i vizituan, Deçan dhe Junik.
Ata sot qëndruar në Junik, ku edhe prezantuar projektin e tyre termo-izolues, ndërsa zyrtarët e kësaj komune i ofruan asistencë të nevojshme për t’i implementuar në praktikë të projekteve të tyre. Ata thanë se të gjitha lagjet e Junikut janë në dispozicion të arkitektëve helvetikë.
Profesori i Universitetit të Friburgut, Thierry Ursenbacher, tha se projekti për izolimin e shtëpive, redukton maksimalisht shpenzimin e energjisë elektrike në Kosovë. Ai mori shembull shtëpinë e tij në Zvicër, ku shpenzimet e energjisë elektrike nuk shkojnë më shumë se 500 franga në vit.
Ndërsa nëse në Kosovë aplikohet i njëjti sistem i ngrohjes dhe izolimit, sipas Ursenbacher, shpenzimet e energjisë elektrike nuk do të shkojnë më shumë se 100 euro në vit. Sipas tij, investimi në këtë sistem të ngrohjes bën që ekonomitë familjare të ndihen shumë më komod.
Ai gjatë prezantimit të këtij projekti përmendi tri lloje të izolimit të shtëpive, atë me stiropor, me fibra druri dhe me kashtë. Ursenbache tregoi edhe çmimin e përafërt të këtyre izolimeve.
“Me stiropor një shtëpi kushton rreth 4 mijë euro, me fibra druri 3500 euro ndërsa me kashtë 2500 deri 3000 euro”, tha ai, duke ngjallë kureshtjen e zyrtarëve komunalë në Junik, kryesisht tek izolimi më kashtë.
Ata u interesuan se çfarë lloj kashte është ajo, dhe si do të qëndrojë fasada mbi të.
Profesori nga Friburgu tha se kjo nuk është kashtë e zakonshme që mbetet pas korrjes së arave, por është kashtë që përpunohet edhe gjatë përzierjes me disa elemente të tjera nxirret një produkt shumë i kërkuar në Zvicër. Lidhur me këtë ai garantoi cilësinë, sikurse tha se ky element i izolimit do të përdoret në ndonjë shtëpi në Junik ose Deçan.
Ai po ashtu shpjegoi detajisht edhe përdorimin e ngrohjes termike nga pullazi deri tek rezervari i ujit. Ndërsa tha se do të ishte shumë më mirë nëse ky sistem zbatohet tek tri –katër shtëpi që janë të ndërtuar afër njëra tjetër, sepse kostoja do të jetë shumë më e ulët pasi që, për 4 shtëpi, sipas tij, do të përdoret vetëm një ngrohje termike.
Ndryshe, së bashku me profesorin nga Friburgu, në Junik kanë qenë të pranishëm edhe: Guillaume Morsier dhe Valentin Kunik arkitektë dhe drejtues të byrosë së arkitekturës, “Kunik de Morsier Architecte“ dhe ekspertë në ndërtimin e energjisë dhe të mjedisit, njëherësh autorë të një studimi krahasues mes ndërtesave në Zvicër dhe Kosovë në fushën e banimit.
Po ashtu pjesë e prezantimit ishte edhe studenti Nolan Stauffer, i cili po magjistron në fushën e energjisë (Master of Sicence HES-SO in Engineering) në këtë universitet. Ky i fundit do të qëndroj gjashtë muaj në Kosovë, për të parë nga afër izolimin dhe energjinë termike të objekteve këtu.
Sponsor medial, madje edhe bashkideatore e këtij projekti, ka qenë Albinfo.ch, ndërsa organizimin në dy komunat e ka bërë Vjosa Gërvalla, që njëherësh është zëvendësdrejtuese e platformës informative albinfo.ch.
Ardhjen e ekspertëve helvetikë e përshëndeti kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i cili tha se komuna e tij është e gatshme për t’i ndihmuar këta ekspertë në zbatimin e ideve të tyre në praktikë.
“Projektet e tilla që kursejnë energjinë elektrike janë shumë të mirëseardhura në vendin tonë edhe për faktin se në Junik, për shkaka të lartësisë mbidetare, klima është më e freskët. Prandaj është e natyrshme që komuna e mirëpret këtë ide, sepse është në interes të qytetarëve, ekonomive familjare por edhe të bizneseve”, deklaroi Kuçi për Albinfo.Ch.
Ai tha se do t’u ofrojë asistencë të nevojshme këtyre ekspertëve për t’i zbatuar idetë në praktikë.
Kryetari Kuçi po ashtu u shpreh i kënaqur që këta ekspertë zviceran kanë zgjedhur komunën e tij, nga të gjitha komunat e Kosovës, për t’i prezantuar idetë e reja progresive. “Mendoj se kanë ardhur në Junik për shkak të madhësisë, ambientit dhe është komunë më e menaxhueshme dhe me kompakte nga të tjerat”, tha ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?