Kosova
Ekspertë të BE-së kundër terrorizmit, vizitojnë Policinë e Kosovës
Sot në Policinë e Kosovës ka qëndruar një delegacion ekspertësh të BE-së kundër terrorizmit, të cilët u pritën nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, me bashkëpunëtorë të tij.
Siç ka njoftuar PK, tema të diskutimit me ekspertët e BE-së ishin identifikimi i nevojave, si dhe të përpunohen bashkërisht veprimet prioritare të bëra për Kosovën në luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kushtet për zbatimin e tyre dhe mundësitë për mbështetjen nga BE-ja për veprimet prioritare.
“Ekspertët nga BE-ja shprehën vlerësimin e lartë për përkushtimin dhe përkrahjen e Kosovës në hartimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, ku angazhimi dhe bashkëpunimi i Kosovës në këtë fushë të rëndësishme u mirëprit edhe nga shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent