Lajme
Eksodi i pandalshëm nga Ballkani
Përplasja e ideologjive, regjime jodemokratike, luftëra të përgjakshme, tranzicion të ashpër dhe në fund krizë e rëndë ekonomike. Të gjitha në shekullin e kaluar kanë rezultuar në tri valë të mëdha të emigracionit nga ky rajon dhe për të vazhduar me eksod të ri më të madh edhe në këtë shekull.
Me përjashtim të Sllovenisë, asnjë vend i ish-Jugosllavisë nuk ka shpëtuar pa u përballur me një “rrjedhje” masive të trurit dhe muskujve. Kriza ka lënë gjurmët e saj, njerëzit nuk shohin të ardhme dhe kërkojnë mundësi për një jetë më të mirë në vendet e pasura dhe të mesme.
Të dhëna zyrtare për numrin e emigrantëve praktikisht nuk ka dhe shifrat në media kryesisht janë kontradiktore. Flitet për disa dhjetëra-mijëra qytetarë që nisen nga Kroacia jashtë vendit në vitet e fundit, të dhënat nga Ministria e Brendshme thotë se numri i nisjeve të regjistruara nga fundi i 2012-ës e tutje ka shkuar deri në 98.000!
Sipas tyre, rezulton se në dy vjetët e fundit 2.23 për qind e qytetarëve të Kroacisë deklarojnë largimin e tyre nga vendi. Sipas numrave, shumica e tyre nga Zagrebi – 21 347.
As në rajone të tjera nuk është më mirë. Sipas një pjese të të dhënave të përpunuara në fillim të shkurtit, vetëm vitin e kaluar u zhvendosën 68.000 njerëz nga Bosnjë e Hercegovina.
Disa prej tyre shkuan në Kroaci dhe Serbi dhe pjesa tjetër kryesisht në SHBA, Francë dhe vendet skandinave. Kjo nuk është kështu në bazë të të dhënave zyrtare të shtetit, por të mbledhura në komuna dhe shoqatat e të kthyerve.
Njëjtë është edhe në Serbi. Të dhënat jozyrtare flasin për një mesatare prej 30 mijë njerëzish në vit që largohen nga Serbia, ndërsa Enti i Statistikave në fund të vitit 2012 ka raportuar për 95.000 njerëz në 10 vjetët e fundit.
Ndoshta më dramatike është në Maqedoni. Deri më 2011 mbi 230 mijë njerëz u larguan, pra 10 për qind e totalit. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, madje edhe kundër trendit relativisht të favorshëm demografik, Maqedonia në bazë të vlerësimit të Bankës Botërore deri më 2030 do të jetë më pak se 1.8 milionë banorë, kundrejt 2.1 milionë sa thuhet të jenë aktualisht.
Muajt e fundit ishte raportuar për ekzod masiv edhe nga Kosova, ku 20 mijë njerëz në muaj ikën në vendet e BE-së.
Në Mal të Zi njerëzit emigrojnë. Duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve të atjeshëm, largimi i disa mijëra njerëzve vërehet kryesisht në rajonet e varfra veriore të vendit.
Të gjitha këto shifra dhe përqindje nuk janë zyrtare dhe as të besueshme. Është e vërtetë se shifrat janë ndoshta më të larta për shkak se shumë njerëz po largohen dhe nuk raportojnë se po e braktisin vendin e tyre.
Kjo është kështu, ngase në Kroaci, Bosnjë e në Serbi dhe as në vendet e tjera nuk kanë një regjistër të popullsisë. Kur dikush lë vendin për Gjermani apo në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të lajmërohet se ka emigruar. „Për Kroacinë dihet se në vitet e fundit u larguan më shumë se 50.000 njerëz”, thotë demografi nga Zagrebi, Andjelko Akrap.
Ai theksoi se logjika e emigracionit është e thjeshtë. Sa herë vendet e pasura në BE, SHBA, Kanada apo Australi do të ketë nevojë për fuqi punëtore, gjithmonë do të ketë emigracion.
Kur iu thonë se papunësia ka rënë, ata nuk thonë që ka rënë edhe numri i banorëve, ndërsa numri i të punësuarve nuk është rritur. Pra, ata njerëz janë të zhvendosur. Kjo është në Kroaci, por edhe në vende të tjera të rajonit, tha Akrap.
Ndryshe nga valët e emigrimit nga mesi i viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, kur kishte emigruar vetëm kreu i familjes për punë të përkohshme, sot shkojnë familjet e tëra dhe shumë prej tyre nuk kanë ndërmend të kthehen. Më e rëndësishme se kjo, sipas demografit Akrap, është se emigrantët ekonomikë atëherë mund të kursejnë një pjesë të fitimeve të tyre dhe t’i kthejnë në atdheun e tyre.
Tani situata është e tillë që në vendet ku njerëzit janë duke lëvizur për shkak të kostos së lartë të jetesës nuk mund të kursejnë dhe për këtë arsye emigrojnë familje të tëra. Për më tepër, në vitet 1960 ka pasur shumë njerëz të rinj, madje edhe përveç atyre që kanë lëvizur, kanë mbetur shumë njerëz të cilët mund të punonin.
Sot pamja demografike është shumë e ndryshme dhe qëndron shumë më keq. Jo vetëm për shkak se në Kroaci deri në vitin 2050 do të ketë 700 mijë banorë më pak se sot, por edhe për shkak se numri i popullatës së moshuar do të rritet me 80 për qind dhe kontingjenti i popullsisë së punës do të ulet me 20 për qind, paralajmëron Akrap.
Akrap thotë se njerëzit e këtyre rajoneve në përgjithësi lehtë integrohen në shoqëritë perëndimore. Kostoja e integrimin e tyre në shoqëritë në të cilat ata emigruan është shumë më e vogël. Shumë më e madhe është kostoja e integrimit në mesin e njerëzve që vijnë, për shembull, nga Azia, përfundon ai.
Al Jazeera Balkans
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra