Lajme
‘Eksod’ i kompanive nga Europa drejt SHBA-së
Kriza energjetike në Europë ka rezultuar të jetë më shumë se pozitive për tregun amerikan. Vetëm gjatë vitit 2022 çmimet standarde të gazit natyror në Europë u rritën me plot 400%. Dhe tani që gazi rus është ndaluar plotësisht në tregjet europiane, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në eksportuesin kryesor të gazit të lëngshëm në Europë, duke rritur eksportet me plot 40% qysh prej fillimit të luftës.
Përballë kësaj krize dhe një recesioni të mundshëm, Presidenti francez, Emanuel Macron, ka akuzuar së fundmi Shtetet e Bashkuara se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë.
“Politikat tregtare të SHBA-së, sipas tij, kanë krijuar një standard të dyfishtë që e ka lënë Europën të vetme përballë krizës energjetike, teksa SHBA vazhdon të përfitojë nga shitja e gazit të saj të lëngshëm drejt Europës me çmime tejet të larta”.
Për ta përkeqësuar edhe më tej situatën, çmimet e larta të gazit po i shtyjnë prodhuesit e kompanive të mëdha evropiane të ‘braktisin’ BE-në për t’u zhvendosur drejt SHBA-së.
Të goditur nga rritja e çmimeve, kompanitë që prodhojnë çelik, pleh kimik apo dhe lëndë të tjera të para në Evropë, po zhvendosin operacionet e tyre në SHBA, të tërhequr nga çmime më të qëndrueshme të energjisë dhe mbështetja e qeverisë Biden.
Wall Street Journal raportoi javën e shkuar se prodhuesi i çelikut me bazë në Luksemburg, ArcelorMittal, tha se do të shkurtonte prodhimin në dy fabrika gjermane pas një performance më të mirë se sa pritej në një fabrikë në Teksas.
Të njëjtën lëvizje ka raportuar edhe kompania kimike me bazë në Amsterdam OCI, ndërsa gjigandi gjerman BASF ka ndaluar gjithashtu prodhimin, duke përmendur çmimet 6 herë më të ulëta të gazit në SHBA si arsyen kryesore për këtë lëvizje.
Volkswagen dhe argjendaria daneze Pandora janë dy kompani të tjera që kanë njoftuar zgjerimet në SHBA dhe sipas Wall Street Journal, gjiganti i makinave elektrike Tesla ka anuluar planet për të prodhuar bateritë e saj në Gjermani, ndërsa pret të kualifikohet për një kredi tatimore nga administrata Biden.
Të gjitha këto lëvizje kanë alarmuar Europën duke bërë që dy liderët europian, Emanuel Macron dhe Olaf Scholz të lënë mënjanë diferencat, për t’u takuar ditën e enjte për një dreke pune.
Mesazhi nga dreka e Parisit ishte i qartë: Nëse SHBA-ja nuk tërhiqet, BE-ja do të duhet të kundërpërgjigjet. Skema të ngjashme nxitëse për kompanitë europiane do të nevojiten për të shmangur konkurrencën e pandershme ose humbjen e investimeve.
Kjo ama rrezikon të zhysë marrëdhëniet transatlantike në një luftë të re tregtare.
Macron ishte i pari që bëri publik paralajmërimin e tij të ashpër.
“Ne kemi nevojë për një Akt tonin për të tërhequr kompanitë drejt Europës, siç kanë bërë amerikanët”, tha ai në një intervistë me kanalin televiziv France 2.
Scholz gjithashtu është pajtuar se BE-ja do të duhet të ndërmarrë kundërmasa të ngjashme me skemën e SHBA-së nëse Uashingtoni refuzon të adresojë shqetësimet kryesore të shprehura nga Berlini dhe Parisi.
Në mes të gjithë kësaj situate, protestat kanë mbërthyer kryeqytete të ndryshme europiane këtë muaj, me qytetarë që kërkojnë fundin e krizës dhe uljen e kostove të jetesës.
Pikërisht tani, Europës i duhet solidariteti i Shteteve të Bashkuara, e cila nëse nuk tregohet mirëkuptuese mund të rrezikojë jo vetëm destabilitetin brenda eurozonës, por edhe një një shkëputje të mundshme të shteteve të djathta, si Italia apo Hungaria, të cilët kanë sugjeruar më shumë se një herë se sanksionet ndaj Rusisë mund të mos jenë zgjidhja e duhur për Europën.
Ministrat e tregtisë së BE-së do të mblidhen për një takim jozyrtar në Pragë të hënën e ardhshme, me të dërguarin e tregtisë së SHBA-së, Katherine Tai, ku pritet të diskutohen tensionet e fundit dhe një zgjidhje e mundshme për situatën./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit