Kosova

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

Po ashtu, të akuzuarit Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq u dënua për krimet e kryera ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.