Shkurt.ch
EKR/CFR: Për luftimin e racizmit, nevojiten deklarime të qarta politike
Autoritetet zvicerane, partitë dhe politikanët duke u shprehur qartë dhe hapur kundër racizmit dhe diskriminimit mund të japin kontributin e tyre për parandalim të racizmit dhe luftim të diskriminimit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër diskriminimit racist, Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR) bën fjalë për rëndësinë që kanë deklarimet politike. Sipas tij, autoritetet zvicerane, partitë dhe politikanët duke u shprehur qartë dhe hapur kundër racizmit dhe diskriminimit mund të japin kontributin e tyre për parandalim të racizmit dhe luftim të diskriminimit.
Në shumë vende sot në diskursin politik hasen shkarje verbale në deklarimet lidhur me njerëzit që kanë prejardhje, religjion ose ngjyrë tjetër të lëkurës dhe kjo prodhon një atmosferë armiqësore, thuhet në komunikatën e EKR. Paragjykimet po çimentohen, aktet raciste po shtohen, krijohet një atmosferë e mosbesimit dhe e rezistencës, e cila pasqyrohet edhe në mediat sociale, përcjell albinfo.ch. Në mënyrë të shtuar po përhapen edhe njoftimet e rreme në faqet e internetit që vetëm sa e përforcojnë këtë tendencë.
EKR tregon se gabime të tilla mund të jenë të shmangshme. Qëndrimet e qarta politike mund të jenë levë mjaft vepruese në luftimin e racizmit dhe diskriminimit racial. U takon autoriteteve që të bëjnë me dije se u duhet përmbajtur të drejtave themelore, në veçanti duhet respektuar të drejtën për mbrojtje nga racizmi dhe diskriminimi racial. Partitë politike duhet të venë në pah vlerësimin e këtyre të drejtave edhe në programet e tyre dhe të marrin qëndrime të qarta për respektimin e pakusht të dinjitetit njerëzor.
Të zgjedhurit e të gjitha kampeve politike duhet të kenë parasysh se së bashku me fuqinë që u jep shprehja politike dhe me të drejtën për të diskutuar për të gjitha çështjet, shkon edhe qasja e përgjegjshme me fjalët dhe pamjet. Shprehjet diskriminuese, tablotë dhe fjalimet stigmatizuese të cilat propagandojnë refuzimin e të tjerëve, nuk kanë vend në sistemin tonë demokratik, thuhet më tutje në komunikatë.
Në preambulën e Kushtetutës Federale është e shkruar se “populli zviceran dhe kantonet e shpallin këtë kushtetutë në mënyrë që të rikujtojnë për përgjegjësinë që kemi për forcimin e lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe paqes në solidaritet dhe transparencë ndaj botës, me respekt të ndërsjellë dhe për të jetuar së bashku duke respektuar shumëllojshmërinë.
Në këtë ditë ndërkombëtare kundër diskriminimit racor, EKR apelon te të gjithë ata që kanë poste dhe man date publike që në fjalimet dhe në veprimet e tyre t`i përvetësojnë parimet bazë dhe vlerat tona të shtetit të së drejtës.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?