Shkurt.ch
EKR kundër kufizimeve të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit
Liria e lëvizjes dhe ndalimi i diskriminimit bëjnë pjesë në Kushtetutën Federale të Zvicrës dhe në marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare të ratifikuara edhe nga Zvicra

Nën cilat kushte është juridikisht në rregull kufizimi i lirisë së lëvizjes? Kur mund të bëhet fjalë për shkeljen e kësaj të drejte themelore? Komisioni Federal Kundër Racizmit (EKR) ka publikuar sot një ekspertizë juridike të realizuar nga Universiteti i Cyrihut e cila ka shqyrtuar kufizimin e lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve në dritën e të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes nga diskriminimi.
Mbështetur në kërkesat e kësaj ekspertize, EKR ka publikuar një varg rekomandimesh drejtuar institucioneve përgjegjëse shtetërore, por të cilat në mënyrë indirekte prekin edhe aktorët privatë.
Ekspertiza juridike “Azilkërkuesit në hapësirën publike” është realizuar me porosinë e EKR nga Qendra Profesionale për të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Cyrihut. Ajo përcakton se në çfarë kushtesh, cilat kufizime të lirisë së lëvizjes janë të lejueshme. Në veçanti ndalimi i hyrjes dhe ndalimi i rajonit janë problematike në këtë drejtim.
Liria e lëvizjes dhe ndalimi i diskriminimit bëjnë pjesë në Kushtetutën Federale të Zvicrës dhe në marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare të ratifikuara edhe nga Zvicra. Kufizimet e lirisë së lëvizjes parashihen me ligj vetëm për personat që prishin ose kërcënojnë rendin publik dhe sigurinë.
Studimi tërheq vërejtjen se kufizimet e lirisë së lëvizjes duhet të kenë një bazë ligjore ose t`i shërbejnë të drejtave themelore të një të treti. Ato duhet që të jenë proporcionale me qëllimin e synuar dhe të respektojnë të drejtat bazë.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?