Lajme
Ekonomia zvicerane do të pësojë rënien më të madhe që nga viti 1975
Prodhimi i brendshëm bruto PBB pritet të bjerë për 6.7 për qind, parashikon grupi përgjegjës i ekspertëve nga Qeveria Federale
Sekretariati Shtetëror për Economi (Seco), pret që ekonomia zvicerane të pësojë një rënie shumë të theksuar këtë vit, si pasojë e krizës së koronavirusit. Prodhimi i brendshëm bruto PBB pritet të bjerë për 6.7 për qind, parashikon grupi përgjegjës i ekspertëve nga Qeveria Federale, shkruan srf.ch.
Kjo është rënia më e madhe që nga viti 1975, kur Zvicrën si dhe pjesën më të madhe të botës e kishte kapur kriza e naftës.
Sa i përket punësimit, Seco parashikon një papunësi mesatare prej 3.9 për qind gjatë gjithë vitit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për vitin 2021 kjo shkallë mund të ngjitet madje në 4.1%. Për krahasim: në vitin 2019 shkalla vjetore e papunësisë ishte 2.3 për qind.
Megjithatë, paqartësitë në parashikime janë të larta dhe nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për një prognozë përfundimtare
Ekonomia ka gjasa të rimarrë veten në vitin 2021 – megjithëse ngadalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën