Shkurt.ch

Ekonomia shqiptare në rënie

Në Shqipëri ekonomia ka shënuar rënie me 0.2 për qind në tre mujorin e parë të këtij viti

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ekonomia shqiptare ka shënuar një nga situatat më negative në tre vitet e fundit, raportojnë mediat e Tiranës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave rënie të theksuar ka shënuar sektori i Industrisë dhe Ndërtimit me respektivisht 19,3 dhe 17,6 për qind, si dhe Post Telekomunikacionet dhe Transportet me një ulje 4,8 dhe 1,7 për qind.

Rritje pozitive megjithatë raportohet vetëm me 5,3 për qind në tregti dhe në bujqësi me 4.5 për qind.

Autoritetet shqiptare kanë pranuar se viti 2012 parashikohet të jetë i vështirë për ekonominë, duke ulur në 3 për qind parashikimin e rritjes, e cila fillimisht pritej të ishte 4.3 për qind për këtë vit.