Lajme
Rusia në recesion, shkaku i sanksioneve perëndimore
Rusia ka rënë në recesion pasi u godit rëndë nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
Të dhënat zyrtare të lëshuara nga agjencia zyrtare e statistikave të vendit Rosstat tregojnë se GJDP-ja e vendit u tkurr me 4 për qind në tremujorin e tretë 2022, krahasuar me një vit më parë, raporton The Mirror, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të thotë se vendi i presidentit rus, Vladimir Putin, është tani teknikisht në recesion, pasi ka përjetuar dy tkurrje radhazi, duke shënuar gjithashtu një rënie prej 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sanksionet ekonomike të vendosura nga aleatët perëndimorë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt kanë pllakosur ekonominë e vendit, me një numër mallrash dhe shërbimesh të njohura që nuk janë më të disponueshme për qytetarët e vendit, shkruan The Mirror.
Vështirësitë në importimin e komponentëve kryesorë dhe pjesëve të këmbimit kanë penguar gjithashtu sektorin e prodhimit. Të dhënat e reja treguan gjithashtu një rënie të madhe prej 22.6 për qind në aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe një rënie prej 9.1 për qind në tregtinë me pakicë.
Elvira Nabiullina, Guvernatorja e Bankës së Rusisë, u tha ligjvënësve se vendi duhet të shikojë “shumë matur me sy hapur” në perspektivat e tij ekonomike ndërsa hyn në recesion.
“Po, situata mund të përkeqësohet, ne e kuptojmë këtë”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, shumë analistë kishin parashikuar një tkurrje edhe më të fortë prej 4.5 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane