Koronavirusi: çast pas çasti
Ekonomia e Francës pritet të bjerë për 11%
Sipas ministrit të Financave, Bruno Le Maire, ekonomia franceze pritet të tkurret 11% këtë vit, një shifër më e keqe se vlerësimet e mëparshme për një rënie prej 8%.
“Pasojat nga koronavirusi janë shumë të këqija”, tha Le Maire për mediumin francez RTL.
Franca ka lehtësuar masat e izolimit kundër pandemisë, duke lejuar hapjen e restoranteve, bareve si dhe bizneseve të tjera.
Por në Paris, ku koronavirusi mbetet më aktiv se në pjesën tjetër të territorit të Francës, kafenetë, baret dhe restorantet do të kufizohen në ushtrimin e aktivitetit vetëm në hapësirat e jashtme.
“Francezët përsëri mund të jetojnë një jetë, e cila është thuajse normale, tha kryeministri francez, Edouard Philippe, javën e kaluar, ndërsa njoftoi për lehtësimin e masave.
Masat e izolimit në Francë u vendosën më 17 mars, pasi filloi rritja e numrit të pacientëve me Covid-19.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në Francë janë regjistruar 189,348 të infektuar me koronavirus. Prej tyre 28,836 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve