Shkurt.ch

Ekologjistët kërkojnë kufizimin e të huajve

Organizata Ecopop kërkon kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër për arsye ambientale dhe mohon çdo populizëm

Organizata Ecopop ka nënshtruar një iniciativë popullore në Kancelerinë Federale për të kërkuar kufizimin e pranimit të popullatës së huaj në Zvicër në 0.2% ndaj popullatës vendëse për arsye ekologjike, njofton e përditshmja “20 Minuten “.

Përqindja aktuale e pranimit të të huajve është 1% dhe kërkesa e Ecopop për ta zbritur këtë përqindje është në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së qarkullimit me Unionin Evropjan.

Për kryesuesin e organizatës në fjalë, z. Hans Christoph Binswanger, profesor i mirënjohur i ekonomisë ekologjike në Shkollën e Lartë të Saint-Gall, kjo nuk ka aspak të bëjë me ide ksenofobe ose populiste, por ndëlidhet thjesht me çështje ekologjike që burojnë nga shkalla e migrimit të të huajve.

” Për çdo vit jemi duke krijuar nga një qytet të madhësisë së Saint-Gall “, ka thënë Binswanger.