Shkurt.ch
EKM kërkon më shumë masa për mbrojtjen e refugjatëve
Komisioni Federal për Refugjatë ka publikuar një katalog me propozimin e masave që do t`i mundësonin Zvicrës përmirësimin në mbrojtjen e refugjatëve
“Mbrojtja e refugjatëve në Evropë është në Krizë, çka mund të bëjë Zvicra”. Ky është titulli i komunikatës për medie të lëshuar sot nga EKM (Komisioni Federal për Migracion (EKM).
“EKM në vjeshtën e vitit 2015 nuk bën më fjalë për krizën e refugjatëve por për krizën e mbrojtjes së refugjatëve në Evropë. Me këtë rast ai ka publikuar një katalog me propozimin e masave që do t`i mundësonin Zvicrës përmirësimin në mbrojtjen e refugjatëve dhe të tjerëve që kanë nevojë për mbrojtje, thuhet në fillim të komunikatës së EKM-së, të transmetuar nga albinfo.ch. Më tutje në komunikatë pezantohen rekomandimet që EKM i bën në gjashtë fusha:
Të mbështeten më fuqishëm njerëzit (refugjatët) e strehuar në regjionin afër vendeve të krizës, para së gjithash në Liban, në Jordani dhe në Turqi;
Të transportohen njerëzit në mënyrë që të evitohen lundrimet në kushte me rrezik jete. Programi “Resettlement (i zhvendosjes) duhet të zgjerohet ndjeshëm dhe të shpejtohet;
Të merren refugjatët në mënyrë që të shkarkohen shtetet e mbingarkuara. Këtu bën pjesë edhe pjesëmarja e Zvicrës në një program evropian të shpërndarjes (së refugjatëve);
Të mbrohen njerëzit. Qysh në vitin 2014 EKM ka rekomanduar futjen e një statusi të ri komplementar për të shuar statusin e tashëm të pranimit të përkohshëm (Viza F);
T`u ofrohet njerëzve perspektivë afatgjatë. Qasja në arsimim dhe në tregun e punës duhet të lehtësohet në nivel të gjithë Zvicrës;
Të dekrimininalizohen refugjatët. EKM përkujton që njerëzit që ndodhen në arrati të mos cilësohen si “ilegalë” ose “kriminelë” por të thirren me emrin e tyre të vërtetë: Migrantë, refugjatë ose azilkërkues.
Këshilli Federal i Zvicrës të premten e kaluar ka vendosur që në kuadrin e programit të parë për “relocation” të pranojë 1500 refugjatë të cilët tashmë janë regjistruar si kërkues të azilit në Itali ose në Greqi. Si kundërmasë e kësaj, Zvicra do të strehojë 1500 persona më pak në kuadrin e zhvendosjes drejtpërdejt nga regjioni i krizës. Ndërsa EKM kërkon nga Këshilli Federal që të rishikojë këtë vendim dhe të veprojë në drejtim të kundërt: të rrisë dukshëm numrin e atyre që duhet të merren nga regjioni i krizës dhe t`i strehojë ata në Zvicër.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane