Shqipëria
Ekipi i ekspertëve shëndetësorë italianë kthehet nga Shqipëria në atdhe
Është bërë e ditur se ekipi i mjekëve italianë, të cilët trajnuan mjekët shqiptarë për dy javë në luftën ndaj Covid-19, janë kthyer në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Ambasada italiane është shprehur se ky është fillimi i një rrugëtimi, në të cilin do të punohet bashkarisht për të fituar sfidën ndaj Covid-19.
Postimi i Ambasadës italiane në Facebook:
Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit.
Pjesë e ekipit ishte edhe një vajzë shqiptare rritur në Itali. 32 vjeçarja Eni Bardhi, e cila në momentin e mbërritjes ka rrëfyer emocionet për rikthimin në vendlindje si një infermiere profesioniste e Italisë.
Ky oportunitet qe me dhanë shteti shqiptar dhe shteti italiane si dhe spitali ku punoj ma kanë emocionuar shume, për dy motive: për atë që po bej profesionalisht si infermiere dhe vendin ku po e bej sepse është vendi ku kam lindur dhe nuk mund te harrohet kurrsesi vendlindja Kështu që jam shumë e emocionuar. Dua të them që qava nga emocioni kur më komunikuan në spital që do të isha pjesë e ekipit që do të nisej drejt Shqipërisë. I tregova familjes time se çfarë do të beja, ata janë shumë të kënaqur”, tha ajo gjatë një interviste televizive.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch