Lajme
Ekipi i dytë i klubit „Arbëria”, kampion në ligën e katërt të Vjenës
Federata e Shahut e Vjenës (https://www.chess-vienna.at/) mori vendimin lidhur me përfundimin e kampionatit të shahut për sezonin 2019/2020, duke shpallur edhe ekipin e dytë të klubit „Arbëria“ kampione në ligën e katërt të Vjenës (2. Klasse).
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, nuk kishte kushte që të zhvillohej xhiroja e 9-të dhe e fundit për këtë sezon në këtë ligë.
„Ekipi i dytë i Arbërisë pas 8-të xhirove të zhvilluara ishte në vendin e dytë. Për t‘u shpallur kampion i nevojiteshin vetëm edhe 1,5 pikë nga 6 të mundshme, gjë që ishte më se e realizueshme“, thuhet në një kumtesë të klubit „Arbëria“, njofton Albinfo Austria.
Në lidhje me xhiron e mbetur, Federata e Shahut të Vjenës vendosi që të gjitha ndeshjet e mbetura të regjistrohen me rezultat të barabartë 3:3.
„Në këtë mënyrë, pas ekipit të parë të klubit të shahut Arbëria, i cili disa javë më parë u shpall kampion në ligën e dytë të Vjenës, edhe ekipi i dytë arriti të fitojë kampionatin në ligën përkatëse. Kështu që nga sezoni i ardhshëm të dy ekipet do të luajnë një rang më lartë, në ligën e parë të Vjenës (ekipi i parë) dhe në ligën e tretë (ekipi i dytë)“, bëhet e ditur në kumtesë.
Pas organizimit të turneut ndërkombëtar ‘‘Arbëria 1” në Vjenë në tetor të vitit të kaluar, e në të cilin morën pjesë 57 shahistë e shahiste nga 14 kombe të botës, klubi i parë shqiptar i shahut në diasporë po përmbyll kështu me sukses të shkëlqyeshëm këtë sezone sportiv.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe