Futboll

Ekipi i Ballkanit i shpëton së keqes pas problemeve me aeroplanin

Futbollistët dhe stafi i Ballkanit janë tmerruar gjatë kthimit në Kosovë

Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet sërish në Pragë, pasi rreth 30 minuta gjatë fluturimit për në Prishtinë ka pësuar dëmtim.

“Të gjithë jemi mirë, kjo është tashmë më e rëndësishmja, por ishte rrezik. 30 minuta pasi u nisëm, në ajër aeroplani u dëmtua, saktësishtë xhami i pilotit pësoi krisje. Gjatë fluturimit nuk na thanë se është rrezik, por kur ateruam, na u tha e kundërta”, ka rrefyer për KOHËN njëri prej anëtarëve të klubit në kushte anonimiteti, pak çaste pas aterimit në Pragë.

Ballkani pësoi humbje 3:2 nga Slavia Praga në grupet e Ligës së Konferencës, përcjell albinfo.ch.