Kosova
Ejani me verën, në Kosovë
Kosova është gati të hapë dyert për bijtë dhe bijat e saj që jetojnë jashtë vendit, të cilët kthehen çdo vit për të kaluar pushimet me familjet e tyre në atdhe. Ata nuk janë vizitorë të zakonshëm apo turistë, por janë ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ekonominë dhe kulturën e vendit.
Komunat e Kosovës kanë përgatitur agjenda të veçanta për mërgimtarët, të cilët janë ambasadorët e Kosovës nëpër botë. Ata mbajnë lart emrin e vendit, promovojnë kulturën tonë dhe kontribuojnë me remitenca që fuqizojnë ekonominë e Kosovës. Mikpritja e tyre duhet të reflektojë vlerat tona më të mira të respektit, dashurisë dhe mikpritjes tradicionale. Është thelbësore që gjatë ardhjes së tyre të mos përqendrohemi vetëm në riparimin e rrugëve, siç ka ndodhur deri tani në shumicën e komunave. Disa prej tyre kanë siguruar parkingjet dhe hapësira falas, ndërsa të tjerat kanë vendosur mbishkrimet: “Mirë se vini, mërgimtarë!”.
Mërgimtarët shpesh udhëtojnë me mijëra kilometra për të ardhur në Kosovë. Le të sigurohemi që këtë herë të mos hasin në burokraci të panevojshme, duke ofruar shërbime më të mira në pikat kufitare dhe në aeroporte. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që këtë verë të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vjen në Kosovë.
Ferizaj, Gjilani, Prishtina dhe Prizreni organizojnë ngjarje të veçanta, koncerte dhe ekspozita për të nderuar mërgimtarët, duke i bërë ata të ndihen të çmuar dhe të mirëpritur. Platforma jonë Albinfo.ch do të organizojë, më 30 korrik 2024, një ngjarje speciale në Gjilan. E kemi quajtur “Neja e Diasporës”, ngase është një dedikim ekskluzivisht për mërgimtarët.
Po ashtu, në këtë numër special, Albinfo.ch synon t’ju sjellë më afër informatat mbi agjendat e aktiviteteve që organizojnë komunat për mërgimtarët dhe mundësitë e shumta për aktivitetet që mund t’i realizoni gjatë pushimeve verore në Kosovë. Qëllimi ynë është t’ju sjellim ide dhe t’ju joshim që t’i zbuloni bukuritë e qyteteve të Kosovës.
Magazina Albinfo.ch sjell gjithashtu informata për festivalet kryesore të kësaj vere në Kosovë. Është fjala për festivalet që po bëhen tradicionale, si Sunny Hill, Prifest dhe DokuFest, që mbahen në Prishtinë dhe Prizren. Këto aktivitete pritet të sjellin praninë e yjeve shqiptare të botës, siç është paralajmërimi për praninë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Festivali Sunny Hill në Prishtinë ka një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës muzikore dhe turizmit në Kosovë. Festivali që mbahet në dalje të Prishtinës tërheq çdo vit mijëra vizitorë dhe artistë nga e gjithë bota, duke e vendosur vendin me të ri në Evropë, Kosovën, në hartën ndërkombëtare të eventeve më të mëdha muzikore. Sunny Hill tashmë po shërben si një platformë për artistët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ndarë skenën, shkëmbyer eksperienca dhe rritur vizibilitetin e tyre.
Dua Lipa, një prej yjeve më të ndritshme në industrinë muzikore globale, e ndërlidh këtë festival me suksesin e diasporës dhe rolin e saj në përhapjen e kulturës muzikore shqiptare në nivel global. Pjesëmarrja e saj në Sunny Hill jo vetëm që sjell një energji të re dhe tërheqje për festivalin, por gjithashtu frymëzon artistët e rinj dhe e ngre më tej profilin e Kosovës si një qendër e rëndësishme kulturore dhe muzikore.
Në përmbyllje, pritja e diasporës nuk është thjesht një detyrë, por një mundësi për të forcuar lidhjet tona kombëtare dhe për të promovuar një imazh të Kosovës si një vend që di të vlerësojë qytetarët e saj.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch (online & print)
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane