Kalendari
Eja në Bernë me miqtë tuaj zviceranë, prezantoja Shqipërinë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe platforma Albinfo.ch, në bashkëpunim me Balkans.ch – Tourism Destination, kanë kënaqësinë t‘ju ftojnë në evenimentin special përkushtuar turizmit shqiptar. Në kuadër të këtij takimi do të promovohet numri special i revistës Albinfo.ch «Shqipëria përtej bregdetit», kushtuar turizmit të qëndrueshëm të hapësirave shqiptare.
Ky takim mbahet të premten, më 14 dhjetor 2018, në orën 18.30, në adresën:
Villa Mettlen,
Pourtalèsstrasse 35,
3074 Muri bei Bern.
Marrin fjalën gjatë mbrëmjes:
Ilir Gjoni, ambasador i Shqipërisë në Bernë
Lars Haefner, kryetar i Shoqatës Shqipëri-Zvicër
Aleksandra Hiltmann, gazetare zvicerane
Bashkim Iseni, Drejtor i platformës Albinfo.ch
Prezantimi nga përfaqësues të grupit më të madh në Shqipëri “Balfin Group” për investimet në fushën e turizmit në Shqipëri: Ermal Demaj dhe Miri Troka
Aina Hoti, udhëheqëse e projektit Balkans.ch
Në vazhdim të mbrëmjes do të shtrohet koktej me ushqime tradicionale shqiptare, nën përcellje të notave muzikore shqiptare të artistëve Morgane Gallay dhe Gjon Guralumi.
Pjesëmarrja juaj na nderon!
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën:
aina.hoti@albinfo.ch
https://www.facebook.com/events/736916186673338/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Dhjetor 2018
- Ora18:30
- LokacioniBern
- Data e përfundimit14 Dhjetor 2018 - 20:00
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së? Zvicra dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh ekonomike të bazuara në marrëveshje...
-
Migros humb mijëra anëtarë
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës