Fun

Egzonës nga diaspora i kërkohet fejesë në Aeroportin e Prishtinës!

Kjo storie dashurie mblodhi rreth vetes shumë udhëtarë të Aeroportit të cilët brohorisnin: “Puthe. Puthe...”

Egzona, vajza nga diaspora është nisur sot për të shkuar në Kosovë.

Në Aeroportin e Prishtinës e priste një djalë më të cilin ajo kishte kohë që bisedonte, por asnjëherë nuk ishin takuar më njëri-tjetrin.

Egzona sapo zbriti në Aeroport e priti befasia që djaloshi  nga Kosova ia kishte bërë asaj. Ai kishte përgatitur një baner të madh me mbishkrimin: “Egzona, a do të fejohesh me mua?”, raporton “albinfo.ch”.

Kjo storie dashurie mblodhi rreth vetes shumë udhëtarë të Aeroportit të cilët brohorisnin: “Puthe. Puthe…”.

E gjithë kjo surprizë është bërë edhe në bashkëpunim me drejtuesit e Aeroportit.

Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara përveç se ka postuar në rrjetet sociale një video nga kjo storie edhe ka shkruar se peërgjegjësia ndaj shoqërisë gjithmonë ka rëndësi.

“Ne nuk sjellim vetëm përshëndetje të zakonshme por dhe storie dashurie gjithashtu. Na kërkuan të përkrahim këtë surprizë që ky çift i ri të fejoheshin dhe ne e përkrahëm kompaninë ‘Foto Egzoni'”, thotë Gara.

Vetë storia është unike sepse ata kurrë nuk u takuan deri sot por u dashuruan në veprat dhe veprimet e njëri tjetrit përmes rrjeteve sociale.

Prandaj, aeroporti i jep kuptim çdo fjale të gëzimit dhe lumturisë”, ka shkruar zëdhënësja Valentina Gara, njofton “albinfo.ch”.