Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Parlamenti i Cyrihut voton pro dërgimit të kamionëve për mbeturina në Kosovë Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë: Parlamenti e pranoi propozimin me 101...
-
Shqipëri: Mbi 98 mijë regjistrime për votim nga jashtë, mbi 62 mijë kërkesa të miratuara
-
Ka rrahur babanë në prani të fëmijës: Kosovari dënohet me burg dhe dëbim
-
Mediumi zviceran: Gëzohet diaspora, a po pushtojnë tani produktet e Kosovës Zvicrën?
-
Austri: Setki Ibraimi, fiton mandatin si asambleist në Stockerau
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti i Cyrihut voton pro dërgimit të kamionëve për mbeturina në Kosovë Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë: Parlamenti e pranoi propozimin me 101...
-
“Ujqërit nuk kanë frikë nga njerëzit”: Kantoni zviceran urdhëron gjuetinë pasi ujku ndjek fëmijën
-
Ka rrahur babanë në prani të fëmijës: Kosovari dënohet me burg dhe dëbim
-
Këshilli Federal vendos për masat për shkak të emigracionit
-
Kur mund t’ju kërkojë kompania juaj zvicerane një raport mjekësor?