Lajme
Egjipti njeh Pavarësinë e Kosovës
Shteti më i vjetër në botë, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, ka njoftuar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj në Twitter
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka njoftuar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti më me ndikim islamik në Afrikë që njeh realitetin evropian. Këtë njohja ministri Hoxhaj e konfirmoi nëpërmjet rrjetit social Twiter.
Ai thotë se edhe zyrtarisht shteti më i vjetër në botë ka njohur Republikën e Kosovës. Për më tepër ai ka thënë se këtë lajm e ka marr nga asistentit i presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.
“Shteti më i vjetër në botë, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin më të ri në Evropë, Kosovë”, ka thënë Hoxhaj në Twitter raporton RTK.
“Lajmin për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, unë e kam pranuar nga Dr.Essamel-Haddad, Asistent i Presidentit të Egjiptit”, shkruan në Twitter, Hoxhaj.
Me këtë njohje Kosova ka tejkaluar shifrat prej 100 njohjeve duke arrit ë 102. Mirëpo siç kanë deklaruar përfaqësuesit e institucioneve kosovare, njohja nga Egjipti ka një karakteristikë të veçantë, për shkak të ndikimit të madh që ka ky shtet islam në Afrikë, por edhe në botën arabe në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












