Bota
Egjipti ndëshkon me vdekje 17 persona për sulmet në kisha
Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar të enjten 17 persona me vdekje, për shkak të një serie të sulmeve vetëvrasëse në kishat e këtij shteti.
Sulmet, të cilat janë pretenduar se janë kryer nga grupi militant, Shteti Islamik kanë lënë të vdekur dhjetëra persona, shkruan REL, përcjell Albinf.ch.
Edhe 19 persona tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 10 të tjerë janë dënuar nga 10 deri në 15 vjet burgim, kanë thënë zyrtarët gjyqësorë dhe ata të sigurisë.
Në sulmet në Kajro, Aleksandri dhe Nile Delta, gjatë viteve 2016-2017 janë vrarë 74 persona, të cilat kanë pasur cak të krishterët koptë, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullatës me shumicë të myslimanëve sunitë në Egjipt, shkruan REL, përcjell Albinfo,ch.
Zonat krishtere të lutjes kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme në gjithë Egjiptin, çka ka shtyrë autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë ushtria e Egjiptit është duke kryer operacion masiv në Gadishullin Sinai me qëllim të largimit të xhihadistëve nga ky territor.
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
Léman Express tani 24/7 Orari i ri i trenave 2025 është tani në fuqi – dhe ka disa ndryshime të...
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion
-
Këshilli Federal kundërshton nismën për taksimin e të pasurve në trashëgiminë e tyre