Lajme
Efekti i koronavirusit: Remitencat nga diaspora mund të bien
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat nga diaspora mund të reduktohen në nivelin e krizës së madhe financiare të vitit 2009, e gjithë kjo po parashikohet si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në nivel global.
Sasia e dërgesave të emigrantëve, sipas raportit vjetor të BQK-së të vitit 2009 ishte zvogëluar për 5.5 për qind duke shënuar rënie në 505.6 milionë euro nga 535.4 milionë euro, sa ishte në vitin 2008. Në të njëjtën periudhë edhe ekonomia e Kosovës, sipas këtyre të dhënave, kishte shënuar rënie të rritjes ekonomike nga 4.5 për qind në 3.6 për qind.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë thotë se për muajin janar dhe shkurt nuk ka pasur rënie të remitencave, por që kjo rënie mund të vërehet në muajin mars ose prill. Nga të dhënat e fundit të BQK-së për dy muajt e parë të vitit 2020, thotë Ahmeti, vlera e remitencave të dërguara ishte 123.7 milionë euro.
“Remitencat janë një nga kanalet që mund të preken për shkak të krizës pandemike. Kosova ka një varësi mjaft të lartë nga remitencat, duke pranuar një shumë prej mbi 10 për qind të Bruto Produktit Vendor në baza vjetore”, thotë Ahmeti. “Rënia e aktivitetit ekonomik në vendet e zhvilluara, sidomos në ato vende ku tradicionalisht kemi pasur më së shumti dërgesa për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, mund të ndikojë në zvogëlimin e këtij burimi shumë të rëndësishëm për financimin e konsumit në vendin tonë”, shton ai.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit