Shkurt.ch
“Efekti Fukushima” ndryshon prioritetet e zviceranëve
CH: Tema e ambientit, nga vendi i gjashtë, ku ka qenë para katastrofës japoneze, është ngritur në vendin e parë të shqetësimeve
Një fenomen karakteristik pas katastrofës natyrore në Japoni dhe sidomos pas avarisë në centralin atomik të atjeshëm Fukushima, është kthimi i vëmendjes së zgjedhësve nga temat e mbrojtjes së ambientit. Kështu “Efekti Fukushima” ka ndryshuar në tërësi radhitjen në listën e prioriteteve të zgjedhësve zviceranë.
Tema e ambientit, nga vendi i gjashtë, i fundit, ku ka qenë deri para katastrofës japoneze, është ngritur në vendin e parë në listën e shqetësimeve të qytetarëve zviceranë. 47 % e të anketuarve kanë kryqëzuar mbrojtjen e ambientit si temën më problematike që duhej të shqetësonte politikanët.
Tema e migracionit, me 33%, ka rënë nga vendi i parë në vendin e dytë të shkallës së prioriteteve. Nëse kjo radhitje do të vazhdojë edhe deri në zgjedhjet parlamentare që mbahen në vjeshtë, mbetet të shihet.
Instituti gfs.bern, sondazhin e ka realizuar nga 4 deri më 16 prill. Janë pyetur përmes telefonit 2011 persona me të drejtë vote që kanë vendbanimin e tyre në Zvicër. margjinat e gabimit në këtë sondazh, sipas institutit janë +-2.2%.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun