Kosova
Efektet e pandemisë në shëndetin mendor nënçmohen pa të drejtë
Lidhur me problemet që po kalojnë qytetarët e Kosovës gjatë pandemisë, në aspektin psikologjik, për albinfo.ch flet Ilir Havolli, psikolog klinik dhe kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës
Virusi, i cili përfshiu botën gjatë vitit 2020, po vazhdon të jetë ende aktiv gjithandej. Globalisht i njohur si koronavirus apo Covid-19, ky virus ka ndikuar në një formë apo tjetër, në jetën e shumicës së njerëzve.
Dy sfera që u diskutuan më së shumti që nga përhapja e virusit, ishin rreth ndikimit ekonomik dhe atij psikologjik që do të ketë kjo pandemi në çdo vend që ka prekur. Me të dyja këto probleme po përballet edhe Kosova. Megjithatë, si vend më i varfër, Kosova i ka kushtuar më shumë rëndësi aspektit ekonomik dhe dëmeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia. Por, sigurisht që gjendja më e rënduar ekonomike ka ndikuar që qytetarëve të Kosovës t’u vështirësohet edhe kapërcimi i kësaj pandemie pa pasur vështirësi në aspektin e shëndetit mendor.
Lidhur me problemet me të cilat janë përballur qytetarët e Kosovës në aspektin psikologjik, për albinfo.ch flet Ilir Havolli, psikolog klinik dhe kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës. “Pandemia, ka ndikuar në mënyrë mjaft negative në shëndetin mendor, duke rritur kështu përjetimin e shqetësimeve psikologjike, duke filluar nga frika, stresi, ankthi deri në depresion. Ndërsa edhe më i frikshëm do të jetë ripërjetimi i stresit posttraumatik. Ndërsa, çdo vendim që është marrë ka pasur efektin e tij zinxhiror.
Terren i përshtatshëm për përhapjen e dukurive antisociale
Në momentin e mbylljes totale, për shembull, shumë punëtorë në Kosovë kanë humbur vendin e tyre të punës, shumë subjekte kanë falimentuar, duke shtuar kështu numrin e të papunëve. Në rastin më të keq, për shkak të humbjes së vendit të punës, është krijuar një terren i përshtatshëm edhe për përhapjen e dukurive antisociale dhe antiligjore në mënyrë që individët të sigurojnë atë që ju mungon. Në këtë situatë, shëndeti mendor i individëve është vendosur në një gjendje alarmi, gjendje kjo e cila ka filluar dhe po vazhdon që nga muaji mars i vitit 2020. Përballë kësaj, popullata e jonë është duke provuar përdorimin e mekanizmave adaptues ndaj rregullave të përcaktuara nga institucionet. Por, adaptimi ndaj këtyre masave po e rraskapit popullatën deri në një kufi ku ata do të jenë të ekspozuar në mënyrë të hapur ndaj përjetimit të shumë shqetësimeve psikologjike”, ka thënë psikologu Havolli.
Nëse kujdesi ndaj shëndetit mendor bëhet me kohë, nuk do të jetë e vështirë që të tejkalohen këto probleme, por nëse nuk do të ketë një parandalim efikas atëherë trajtimi i efekteve negative në psikologjinë e njeriut si rezultat i pandemisë, do të ketë kosto afatgjate dhe do të jetë sfidë në vete.
Por, çfarë rekomandojnë profesionistët në mënyrë që të ruhet dhe të përmirësohet shëndeti mendor?
“Rekomandohet tek popullata që t’i kushtojë shumë rëndësi higjienës mendore… Kujdes shumë të madh duhet kushtuar ushqyeshmërisë së rregullt të pasur me vitamina dhe procesit të gjumit, i cili duhet të jetë i rregullt. Në këtë mënyrë, me këto dy procese, ushqimin dhe gjumin, individët do të jenë të plotësuar në dy aspekte që janë primare për të gjetur motivin pastaj për të menaxhuar stresin, ankthin, depresionin apo shumë situata të ndryshme psikologjike. Të qëndrojnë sa më larg duhanit, larg kafesë së tepruar, larg alkoolit, por sa më afër jetesës së shëndetshme dhe aktiviteteve fizike, të cilat ndikojnë në mirëqenie të shëndetshme psikologjike”, thotë psikologu, Ilir Havolli.
Ndërsa, kjo gjendje në të cilën vazhdon të jetë populli, sipas tij është përgjegjësi primare e institucioneve, e cila nuk duhet lënë assesi anash.
“Përgjegjësia e institucioneve është primare për faktin se ato duhet të inkorporojnë psikologët në çdo fushë jetësore. Në këtë mënyrë ata do të japin kontributin e tyre për uljen e shqetësimeve emocionale tek personat që po përballen me Covid-19, por edhe tek ata që nuk janë në përballje direkte por që po përballen me pandeminë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, në Kosovë koronavirusi po vazhdon të jetë aktiv me numër të lartë të infektimeve ditore, ndërsa procesi i vaksinimit është ende në një situatë të paqartë se kur do të vazhdojë.
Shëndeti mental, në gjendje alarmi
Në këtë situatë, shëndeti mendor i individëve është vendosur në një gjendje alarmi, gjendje kjo e cila ka filluar dhe po vazhdon që nga muaji mars i vitit 2020. Përballë kësaj, popullata e jonë është duke provuar përdorimin e mekanizmave adaptues ndaj rregullave të përcaktuara nga institucionet. Por, adaptimi ndaj këtyre masave po e rraskapit popullatën deri në një kufi, ku ata do të jenë të ekspozuar në mënyrë të hapur ndaj përjetimit të shumë shqetësimeve psikologjike.
Çfarë duhet bërë?
“Rekomandohet tek popullata që t’i kushtojë shumë rëndësi higjienës mendore… Kujdes shumë të madh duhet kushtuar ushqyeshmërisë së rregullt, të pasur me vitamina dhe procesit të gjumit, i cili duhet të jetë i rregullt. Në këtë mënyrë, me këto dy procese, ushqimin dhe gjumin, individët do të jenë të plotësuar në dy aspekte që janë primare për të gjetur motivin pastaj për të menaxhuar stresin, ankthin, depresionin apo shumë situata të ndryshme psikologjike”.
* Intervista është zhvilluar në muajin prill për numrin aktual të magazinës albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?